Simovski: ESHS nuk mund të vendos për shtyrjen e regjistrimit

Shkup, 23 gusht – Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski informoi sot se regjistrimi i regjistruesve të rinj po shkon mirë dhe mjaft intensivisht.

 

“Për këtë periudhë të shkurtër kemi mbi 1.250 kandidatë të rinj të regjistruar, dhe në testimin e ri, i cili do të jetë më 26 ose 27 gusht, do të kenë të drejtë të marrin pjesë ata që u regjistruan në konkursin e mëparshëm, por nuk erdhën testimi për çfarëdo arsye.

Pres që të kemi një numër të mjaftueshëm të kandidatëve, sepse mediat publikojnë me interes dhe intensitet më të madh, dhe me këtë mbërrijnë më shumë informacione për njerëzit”, tha Simovski.

Ai tha se ata nuk janë një institucion që mund të thotë nëse regjistrimi do të shtyhet apo jo.

“Ne kemi një ligj dhe i vetmi institucion që mund të thotë diçka të tillë është Kuvendi”, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostol Simovski, kus shtoi se si institucion në periudhën e marsit, kur ishin përgatitjet për regjistrim, thanë se ishin plotësisht të përgatitur për të.

Related posts

Shilegov: Ende nuk kam dëgjuar se kush çka ofron për zhvillimin e Shkupit

D V

Zaev pret zgjidhje të kontestit nëse formohet qeveri në Bullgari

Z H

Milikije Halimi garon për mandatin e dytë në Haraçinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com