Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Simovski: Kush e bojkoton regjistrimin, do të dëmtojë veten dhe shoqërinë

Shkup, 5 shkurt – Zhurnal.mk – Kryetari i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski ka komentuar zërat për bojkotim të procesit të regjistrimit, duke thënë se ajo do t’u bëjë dëm personalisht atyre që do të bojkotojnë dhe shtetit.

“Secili që do të përpiqet të bojkotojë, të mos marrë pjesë në regjistrim, i bën dëm vetes dhe të gjithë qytetarëve në shtet. Apeloj, të gjithë ta pranojnë regjistrimin, sepse ky është aktivitet i dobishëm dhe shoqëror. Kjo nuk është në interes të asnjë strukture politike në shtet, por është në interes të të gjithë qytetarëve. Të dhënat nga regjistrimi kanë një përdorim të gjerë dhe para se gjithash janë në drejtim të zhvillimit të shoqërisë, në të gjitha elementet nga ekonomia, arsimi, shëndetësia…”, tha Simovski në konferencë për media.

Ka sqaruar se gjatë regjistrimit, çdo e dhënë do të vërtetohet nëpërmjet disa bazave të të dhënave dhe apelon në besueshmëri të informacioneve që do t’u jepen regjistruesve. Ndërkaq, shtoi se do të kontrollohen të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Shëndetësisë, të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe bazat tjera të të dhënave.

Ka porositur, se Ligji për regjistrim duhet të zbatohet, ndërkaq ka refuzuar të komentojë paralajmërimet se do të ketë shtyrje të regjistrimit.

Postime të ngjashme

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...