Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Simovski: Regjistrimi është në interes të qytetarëve të vendit

Shkup, 1 mars – Zhurnal.mk – Gjëja më e rëndësishme për të gjithë është që të ketë informacion të saktë, me kohë dhe cilësor, i cili do të kontribuojë në zhvillim, për momentin më së paku po mendojmë për sanksione, tha sot drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostoll Simovski, i cili me ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe drejtorin e Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve Marjan Spasovski, e vizituan Institucionin Penal-Përmirësues në Kumanovë, ku filloi regjistrimi i të personave të dënuar.

Simovski informoi se nuk ka probleme me aplikimin dhe të mërguarit mund të regjistrohen. Dje përfundoi afati i fundit për regjistruesit në terren për të cilin aplikuan tetë mijë persona.

Ai nuk mund të saktësonte se sa persona janë regjistruar, sepse kjo ndryshon çdo minutë dhe njofton për informacione gjatë ditës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Simovski tha se ekzistojnë dy lloje të sanksioneve, për ata që do të numërohen, por edhe për ata që marrin pjesë në operacion, i cili përcaktohet saktësisht nga Ligji për regjistrimin.

Ai tha se është tejkaluar problemi me numrat amë të personave të lindur pas vitit 2000.

Regjistrimi do të kryhet në mënyrë të njëpasnjëshme në të gjitha burgjet.

Qytetarët do të jenë në gjendje të shprehen në gjuhën e tyre amtare në të gjitha pyetjet, tha Simovski, kërkimi është në maqedonisht, pjesa më e madhe e klasifikimeve janë në maqedonisht sepse ato janë të mëdha dhe ndryshojnë çdo dy vjet dhe asnjë agjenci nuk ka marrë përsipër t’i përkthejë ato.

Për ilustrim, Simovski tha se klasifikimi për profesione është 450 faqe me rreth 60.000 profesione të ndryshme.

Drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Marjan Spasovski, tha se gjatë regjistrimit të të dënuarve, u vëzhguan të gjitha protokollet e sigurisë dhe, mbi të gjitha, shëndetësore. Ai informoi se dokumentet personale të të dënuarve dhe të paraburgosurve ishin siguruar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Postime të ngjashme

Kuvendi vendosi të shpallë gjendje krize në një pjesë të shtetit

Z H

LSDM propozon Fatime Fetain në Prokurorinë e Lartë

Z H

Kriza ekonomike/ Prej nesër edhe kontabilistët do të dalin në protesta

Z H

Banka Popullore: Rritje të depozitave dhe të kredive në mars

Z H

Kursimtarët e “Eurostandard” të gëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngritur procedurë

Z H

Qeveria “përvjelë mëngët” pas raportit negativ të “Reporterë pa kufij”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...