Agjencia Zhurnal.mk.

Simovski: Regjistrimi pasqyron realitetin, nuk përmbushim dëshira politike të askujt

Shkup, 6 tetor – Vërejtje nga presidenti bullgar Radev i cili para kolegut gjerman është ankuar se ka patur sinjale për presion mbi ata që kanë dashur të regjistrohen si bullgarë, ndërsa turqit nuk kanë mundur të regjistrohen me gjuhë turke. Stoilkoviq ka dyshime se numri i shqiptarëve do të rritet në llogari të serbëve dhe turqve, transmeton Zhurnal.

Çdo qytetar sipas vullnetit të lirë ka shprehur përkatësinë e tij etnike në regjistrim dhe askush askujt nuk i ka kryer asnjë presion në këtë çështje, thotë drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski për “Sloboden Peçat”.

“Bullgaria pret rezultate konkrete lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut tek fqiu jonë jug-perëndimor, që e përshpejton integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Radev.

Më parë janë ankuar edhe partitë dhe organizatat turke, rome, shqiptare dhe serbe.

“Ne nuk mund të përmbushim dëshira politike, por qëllimi ynë është që me regjistrimin ta pasqyrojmë realitetin. Neve nuk na interesojnë kalkulimet e dikujt për përqindjen e banorëve. Me rëndësi ishte popullsia që të mund lirshëm të shprehë vullnetin e vet dhe të regjistrohet ashtu siç ndihet”, thotë Simovski, transmeton Zhurnal.

Rezultatet nga regjistrimi duhet të publikohen më së voni për gjashtë muaj, por Simovski thotë se do të përpiqen që të dhënat të publikohen dhe më herët.

Sipas informatave nga ESHS, janë regjistruar 1832696 persona, 568.175 amvisëri dhe 837255 banesa, ndëras në diasporë janë vetregjistruar 204805 persona. Sipas autoriteteve, regjistrimi ishte i suksesshëm.

Përndryshe edhe opozita shqiptare kishte kritika rreth prezencës së shqiptarëve në Gjermani duke patur parasysh se Gjermania në vitin 2020 pati publikuar një listë ku thuheshte se atje jetojnë 128 mijë shtetas të Maqedonisë.//Zhurnal.mk

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy