Sinani: Banorët e Haraçinës kërkuan që unë të garoj në zgjedhje

Shkup, 7 shtator – Kandidati i opozitës shqiptare (ASH-AAA) për komunën e Haraçinës Naim Sinani, thotë se ka vendosur t’i futet garës zgjedhore pasi këtë ia kanë kërkuar banorët. Në një intervistë për gazetën LAJM, ai ka thënë se nëse i fiton zgjedhjet, do të përqëndrohet në zgjidhjen e problemeve elementare me të cilat përballen banorët.

 


“Shumë banorë të Haraçinës më kanë kërkuar që të garoj në zgjedhjet lokale për kryetar të komunës së Haraçinës. Duke patur parasysh ndoshta edhe qëndrimet e mia, shumë herë edhe kritike si gazetar, ndaj shumë punëve që nuk janë bërë ose janë bërë keq. Shumë herë kur jam takuar me banorët e Haraçinës, profileve të ndryshme duke filluar prej mësues deri tek ekonomist apo bujk, më kanë sugjeruar që një dit të pretendoj edhe për një post të këtillë. Unë këtë nuk e kisha menduar deri në momentin kur, strukturat e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, insistuan që unë të jem kandidati për kryetar komune. Kur të kërkohet një obligim i këtillë ta marrish për vendlindjen tënde, natyrisht që nuk është korrekte të mos e pranojsh. Kam nderin dhe kënaqësin, që gjithë ata njerëz qëndrojnë prapa meje dhe e mbështesin kandidaturën time për kryetar të komunës”, u shpreh Sinani.

Related posts

Gjithsej 12.865 persona deri dje kanë kontrolluar listën zgjedhore

N E

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Nuhiu: Politika t’i mbaj duart larg nga tragjedia e Tetovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com