Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sindikata e Infermierëve proteston për mos dhënien e shtesave në paga

Zhurnal Ads

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbajë sot një protestë, në shenjë pakënaqësie për mos rritje të pagesës së ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mos ekzekutimit të shtesave në pagë prej 300 eurove.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Organizativ për protesta, i cili përmes nënshkrimeve mori mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë brenda SHSKUK/QKUK-së.

Sindikata e Infermierëve kujton se inicimin e procedimit të Ligjit për Paga është munduar ta rregullojë përmes dialogut social, por këto kërkesa kanë mbetur pa të pashqyrtuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Protesta e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbahet duke filluar nga ora 12:00, para Klinikës së Kirurgjisë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Arrestime të tjera priten nga Specialja

admin

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova deri në 90 minuta

S.B.

Në mesin e 11 viktimave nga coronavirusi është edhe një 31 vjeçar

B M

Richard Caplan:Paqartësitë nga ana e BE-së po e minojnë procesin e dialogut

admin

Pavarësisht forcave të shumta të EULEX-it në zyrat e veteranëve, Gashi thotë se nuk po e kërkojnë askënd

admin

7 të vdekur dhe 234 raste të reja me Covid-19

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...