Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sindikata e pavarur në qendrën gireatrike, Kostovski: Më kërcënuan verbalisht

Shkup, 23 janar – Përfaqësuesi i Sindikatës së pavarur të qendrës së specializuar spitalore geriatrike, në një konferencë për media ka deklaruar se insistimi i Sindikatës për të zbatuar vendimin që të gjithë punonjësve të angazhuar në qendrat-Kovid t’u paguhet shpërblimi prej 30 mijë denarësh, i ka rezultuar me kërcënim verbal nga bashkëshorti i drejtoreshës së institucionit.

“Erdhi një dërgesë për drejtoreshën të cilën duhej t’ia dorëzoja asaj. Duke shkuar rastisa në bashkëshortin e saj, ia mu drejtua me fjalët: “a ke qenë deri më tani i futur në thes?”. Unë i thashë nëse po më kërcënon, më tha se “unë jo por Gorani”, me të ishte shefi im. Këtu kjo përfundoi, ditën e radhës iu drejtova drejtoreshës pasi që ai ishte bashkëshorti i saj dhe i sqarova ngjarjen, ndërsa ajo mu drejtua me fjalët: “kështu është kur t’i je kryetar i Sindikatës së pavarur dhe kur dëshiron të organizosh grevë.”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së pavarur të geriatrisë, Lazo Kostovski.

Konfederata e sindikatave të pavarura i ka dalë në mbrojtje anëtarit të tyre.

“Nëse në të ardhmen sulmohemi kështu, do të mbrohemi vetë dhe ta shohim se kush do të jetë fituesi, punëtorët në shtet apo zotërinjtë diku që marrin të drejtë lirinë.”,- tha kryetari i KOSM-së, Marijan Risteski.

Sipas përfaqësuesit të Sindikatës, kërcënimi verbal ka ndodhur disa ditë para Vitit të Ri teksa rasti sipas tyre është paraqitur në organet gjegjëse.

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...