Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sindikata e policisë këron që uniformat “blu” të vaksinohet në fazën e parë

Shkup, 10 shkurt – Të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Drejtorinë e Policisë Financiare dhe Agjencinë e Zbulimit të vaksinohen në fazën e parë ose më së voni në fazën e dytë të imunizimit të popullatës nga virusi Kovid-19, kërkoi sot Sindikata e Policisë së Maqedonisë përmes një letre me shkrim dërguar kryeministrit Zoran Zaev, ministrave Venko Filipçe dhe Oliver Spasovski dhe drejtorëve Eroll Musliu, Viktor Dimovski dhe Arafat Muaremi.

Kryetari i sindikatës, Marjan Kicev i cili, siç tha, në emër të 8.500 anëtarëve kërkon që të punësuarit në këto institucione të vaksinohen në fazën e parë ose të dytë të imunizimit për shkak të aktiviteteve të përditshme të këtyre të punësuarve në përballjen me virusin korona.

“Aktiviteti ynë në disa raste nga shumë institucione relevante vendore dhe ndërkombëtare ishte njohur dhe përshëndetur si shembull pozitiv në përballjen me pandeminë, duke i mbrojtur forcat e sigurisë të cilët janë të parët të prekur nga infeksioni me COVID-19, bashkë me punonjësit shëndetësorë. Për këtë shkak ne si Sindikatë i Policisë së Maqedonisë, kërkojmë pikërisht në këto momente, kur shteti e përgatit planin kombëtar për imunizim dhe furnizim zë vaksinave kundër Kovid-19 për të punësuarit në Agjencinë e Zbulimit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe Drejtorinë e Policisë Financiare, Qeveria t’i planifikojë në planin prioritet për vaksinim si persona të ekspozuar në rrezik më të lartë gjegjësisht imunizimi i tyre të planifikohet në fazën e parë ose më voni të dytën të imunizimit”, thuhet në kërkesën me shkrim të Sindikatës.

Sipas tyre, kjo kërkesë del për shkak të faktit se të punësuarit në shërbimet e sigurisë si të punësuar në një nga institucionet më me ndikim të cilët në periudhën e kaluar e kanë shfaqur sakrificën dhe përkushtimin e tyre në përballjen me pandeminë, duke e rrezikuar veten, por edhe familjet e tyre nga infeksioni me Kovid-19. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...