Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Sindikata e tekstilit me paralajmërim nëse nuk miratohet pakoja e pestë ekonomike

Shkup, 16 prill – Zhurnal.mk – Nëse pakoja e pestë e masave nuk sillet deri në fund të javës, trefish më shumë punëtorë të tekstilit do të lëshohen në pushim të detyruar, paralajmëron Sindikata e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve (STLK) pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Prej atje thonë se deputetët luajnë me fatin e mijëra punëtorëve që presin paga për shkurtin dhe marsin.

“Jonjerëzore është në kushte të pandemisë, Parlamenti të luajë me fatin e mijëra punëtorëve të cilët presin pagë për shkurtin dhe marsin, ndërsa tani jemi në prill. Deputetët dolën jonjerëzor dhe nuk e di me ç’farë fytyre do të kërkojnë mbështetje në zgjedhjet e ardhshme nga punëtorët të cilët i lanë pa dy paga dhe ekzistencë”, thotë Lupço Radevski, kryetar i Sindikatës së tekstilit.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përkujtojnë se ndihma shtetërore duhet t’i shpëtojë vendet e punës deri në gjysmën e dytë të vitit kur pritet kthimi i porosive nga partnerët e huaj dhe puna e vazhdueshme e fabrikave të tekstilit.

Ligjet e pakos së pestë antikrizë ende janë në procedurë kuvendore dhe nuk janë votuar.

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...