Agjencia Zhurnal.mk

Sindikata e ushtarëve: Faleminderit për rritjen e pagave, por duam dhe uniforma të reja

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Kanë arritur uratat e para deri tek Ministria e Mbrojtjes për rritjet e pagave në Armatë, për zgjidhjen e çështjes së banesave dhe për vendimin për punësimin e gjeneratës së 74 nga Armata në policinë e burgut, njofton Zhurnal.

Sot Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionist të Maqedonisë megjithatë paralajmëroi se do të dalin në protesta nëse nuk gjendet zgjidhje edhe për gjeneratën e 75të të ushtarëve të cilët kanë mbushur 45 vjet moshë, me kërkesë që të dërgohen në policinë kufitare.

“Gjatë 2017tës SPUPPM me Qeverinë u dakorduan që gjenerata e 75të në Armatë të transferohet në policinë kufitare. E që tani kjo nuk është realizuar dhe afati po afrohet, ne më 23 nëntor me pjesëtarët e Armatës do të protestojmë para Qeverisë që t’ua rikujtojmë për akordin e arritur”, theksoi kryetari i Sindikatës, Adnan Aliti.

Nga Sindikata kërkuan gjithashtu edhe zgjidhje sa më të shpejtë për uniformat, përshkak se siç tha Aliti, ushtarët tani më 3 vite janë me uniforma të huazuara, por pa çizme. Ai apeloi deri tek ministria që të rritë pagën ditore, e cila sipas tij, që 20 vite është 610 denarë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...