Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Sinjale paqeje mes Dzekos dhe Fonsecës, sulmuesi stërvitet me skuadrën

“Dzeko-Fonseca, tani luftoni të bashkuar për fanellën e Romës”. Kjo ishte pankarta e shpalosur nga tifozët verdhekuq, që u bënin apel trajnerit e kapitenit, por edhe klubit të Romës, të bëjnë paqe dhe të mendojnë për të mirën e ekipit.

Raportet e Fonsecës me Dzekon u prishën pas ndeshjes me Spezian në Kupën e Italisë, ku verdhekuqtë u eliminuan, ndërsa më pas tekniku portugez la sulmuesin boshnjak të stërvitet i vetëm dhe nuk e grumbulloi dy ndeshje radhazi.

Përpjekjet për të gjetur një tjetër skuadër për Dzekon, dështuan dhe tani që merkatoja është mbyllur, drejtuesit e klubit i kërkuan trajnerit portugez që të bëjë një armëpushim me sulmuesin boshnjak, për të bashkëjetuar deri në fund të sezonit.

Hapi i parë është bërë sot, pasi Fonseca autorizoi bashkimin e Dzekos me ekipin për t’u stërvitur në kuadër të përgatitjeve për sfidën e fundjavës ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”, megjithatë rikthimi në fushë i sulmuesit pritet të mos ndodhë këtë javë.

Kjo pasi trajneri portugez nuk ka ndërmend t’i heqë shiritin e kapitenit mesfushorit Lorenzo Pellegrini, por as të ulë në pankinë spanjollin Borja Mayoral, i cili ka luajtur mirë dhe ka udhëhequr skuadrën me golat e tij.

Kështu në Torino gjasat janë që Dzeko të ulet në pankinë dhe të presë momentin që Fonseca t’i kërkojë të zbresë në fushë, për të provuar të tregojë veten me golat e tij dhe të rifitojë vendin e titullarit te verdhekuqtë.

Postime të ngjashme

‘Trofeu Gamper’ vë sërish përballë Messin dhe Ronaldo, caktohet orari i ndeshjes Barcelona-Juventus

D V

Agim Ademi në përurimin e shtatores së Fadil Vokrri: Kulmi dhe synimi i tij ishte antarësimi i FFK-së në FIFA dhe UEFA

D V

Mbappe i ka treguar Pochettinos se ai nuk do të rinovojë kontratën me PSG

D V

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

D V

Stadiumet italiane hapen me 50% të kapacitetit, me pasaportë vaksinimi

Z H

Zyrtare: Tottenhami ‘blindon’ Heung-min Son me kontratë të re

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...