Sinjale pozitive pas dialogut Kinë – SHBA
Dialogu i thelluar midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në Londër, e ka bërë publikun ndërkombëtar të jetë i kujdesshëm në optimizmin lidhur me perspektivat e konsultimeve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA.
Një sondazh i CGTN me përdoruesit globalë të internetit, tregon se të anketuarit në përgjithësi besojnë që dialogu dërgon sinjale pozitive për të zbatuar konsensusin e arritur nga krerët e dy shteteve gjatë bisedimeve telefonike, si edhe për të lehtësuar fërkimet ekonomike dhe tregtare midis dy palëve.
Si dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe vendet më të mëdha në zhvillim e të zhvilluara, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA ka formuar prej kohësh një model avantazhesh plotësuese, përfitimi të ndërsjellë dhe rezultatesh fitimprurëse për të dyja palët. Në këtë drejtim, 71% e të anketuarve pajtohen. Thelbi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA është përfitimi i ndërsjellë. Në fushën ekonomike dhe tregtare, bashkëpunimi u sjell dobi si Kinës ashtu edhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa konfrontimi i dëmton të dyja.85.2% besojnë se forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, jo vetëm favorizon zhvillimin e tyre përkatës, por ofron edhe një garanci të rëndësishme për stabilitetin e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit. 87.1% theksojnë se zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, jo vetëm sjell dobi për popujt e dy vendeve, por gjithashtu jep kontribute të rëndësishme në rritjen e ekonomisë botërore.
Rrjeti Kabllor i Lajmeve (CNN) shprehu optimizëm të kujdesshëm në lidhje me konsensusin e arritur në bisedime, duke thënë: “Askush nuk dëshiron të kthehet në situatën e bllokimit në prill”.