Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sipas Nikollovskit, me regjistrimin Qeveria dëshiron të arrijë qëllime politike

Shkup, 12 shkurt – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski sonte në “Triling” në Televizionin 24, theksoi se me ligjin për regjistrimin koalicioni aktual LSDM-BDI dëshiron të arrijë qëllime politike, prandaj për këtë nevojitet mbështetje nga qytetarët që VMRO-DPMNE-ja të parashtrojë ligj për ndërprerjen e këtij regjistrimi politik dhe të dëmshëm.

Sa i përket regjistrimit VMRO-DPMNE-ja konsideron se qytetarët maqedonas duhet të na japin mbështetje që të parashtrojmë ligj në Kuvend i cili do ta ketë mbështetjen e popullit, me të cilin ky regjistrim i cili është parashtruar kështu siç është do të ndërpritet, për dy arsye, problemi i parë është koha në të cilën zbatohet, ndërsa momenti i dytë është ligji siç është bërë jashtë Metodologjisë dhe ajo që është standard evropian ose EUROSTAT i cili i shënon këto standarde, sepse në regjistrim nuk do të regjistrohen ata të cilët jetojnë në Maqedoni, por ata të cilët kanë shtetësi, me kusht që ai që do të tregojë të dhëna për dikë që nuk është në shtet, ndërsa e njeh të mos gënjejë, sqaroi Nikollovski.

Nikollovski theksoi se regjistrimi në Maqedoni për fat të keq pas Marrëveshjes së Ohrit është çështje politike, nuk është çështje statistikore dhe qartë është se nevojitet që të arrihen qëllimet politike ndërmjet koalicionit aktual LSDM-BDI dhe për këtë asnjë propozim i VMRO-DPMNE-së nuk ishte pranuar nga shumica në pushtet.

Postime të ngjashme

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...