Sipas statistikave zyrtare, Xian-i trajtoi mbi 5 351 trena mallrash Kinë-Evropë gjatë vitit të kaluar , 15.3% më shumë se në vitin 2022, duke u bërë kështu qyteti i parë në Kinë që arrin pragun prej 5 000 trena mallrash në vit

nga V.E.

Xian, kryeqendra e provincës Shanxi të Kinës Veriperëndimore, ka pasur një rritje të shpejtë të tregtisë ndërkufitare, veçanërisht që kur trenat e parë të mallrave Kinë-Evropë filluan të qarkullojnë nga ky qytet dhjetë vjet më parë.

Rreth 2000 vjet më parë në dinastinë Han (202 para erës sonë -25 pas erës sonë), një i dërguar kinez i quajtur Zhang Qian filloi ekspeditën e tij drejt perëndimit nga Xian-i dhe hapi një rrugë tregtare, që më vonë u bë “Rruga e Mëndafshit” legjendare.

Në vitin 2013, Kina paraqiti nismën “Një brez, një rrugë”. Që atëherë ka nisur shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë, me “karvanët e deveve të çelikut” të ditëve tona që lidhin më shumë se njëqind qytete kineze me 217 qytete në 25 vende anembanë Evropës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More