Maqedoni

Sipërmarrësit e rinj do të hapin biznes personal pa shpenzime shtesë

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator – Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut të bëhet përshpejtues rajonal për start all, ndërsa në ish-“Fshatin e Maqedonisë së Veriut” sipërmarrësit e rinj nga vendi dje jashtë vendit të kenë mundësi të hapin biznes personal, pa paguar shpenzime shtesë, janë një pjesë e planeve që Qeveria paralajmëron se do t’i realizojë në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Planet janë me vendosjen e përshpejtuesit në afat prej gjashtë muajve nga shpallja e thirrjes së parë, që të përhapet përfshirja e aplikuese dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa me kritere përkatëse për aplikim, të stimulohet lidhja e ideve për biznes nga shumë vende të rajonit dhe të përhapet tregu “fillestar” nga 2 në 17 milionë konsumatorë.

Si model për realizimin e programit dhe ndjekjes së projekteve do të shfrytëzohet modeli i përhershëm i mbështetjes së start-apëve dhe përshpejtuesve, i cili u zbatua në dy vitet e fundit.

Me qëllim që të nxitet sipërmarrësia dhe fryma inovative tek të rinjtë, Qeveria planifikon përvojë nga ideja që “Fshati i Maqedonisë së Veriut” të shndërrohet në “Start all Fshati” të zbatohet edhe në pesë qytete nëpër shtet me mundësi për co-working në lokacione të veçanta shtetërore.

Postime të ngjashme

Zaev, Nikollovski dhe Filipçe gjobiten me nga 50 euro nga MPB

XH,I

Shtyhet sërish gjykimi për ish-kryetarin e Gjykatës Supreme

T E

Mësimdhënësit: Mësimi online nuk po jep rezultatet e duhura

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...