Sir Alex thotë se Ronaldo e meriton Topin e Artë – disa nga rekordet që i vuri këtë vit

Gara për Topin e Artë është e hapur dhe mund të jetë njëra prej më të ngushtave ndër vite.

Karim Benzema, Lionel Messi, Jorginho dhe Robert Lewandowski, janë disa nga favoritët për këtë çmim individual. Mirëpo, një rast në vete është Cristiano Ronaldo.

Superylli portugez regjistroi het-trikun e 58 në karrierë, ndërsa gjatë këtij viti ka thyer një sërë rekordesh, ndërkohë që mbetet në garë më trofeun e gjashtë të çmimit prestigjioz individual.

(Foto: Instagram/cristiano)

Kujtojmë që het-triku kundër Suedisë në vitin 2013 kishte ndikuar që asokohe futbollisti i Real Madridit të kalonte Messin dhe Franck Riberyn.

“Gjithmonë kam premtuar se do të dua më shumë e më shumë. Është brenda meje, në ADN-në time. Kurrë nuk duhet të ngopemi, të mos zvarritemi dhe gjithmonë të përpiqemi dhe të arrijmë sa më lart që mundemi”, ishin fjalët e CR7 pas fitores kundër Luksemburgut në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

(Foto: Marca)

Ronaldo shpreson që më 29 nëntor t’ia bashkëngjitë Topin e gjashtë të Artë, shtatë titujve të La Ligas, pesë trofeve të Ligës së Kampionëve, Kampionatit Evropian, Ligës së Kombeve, pesë Këpucëve të Arta dhe dy çmime të FIFA-s për lojtarin më të mirë.

(Foto: Marca)

“Cristiano e meriton. Këtë vit ka thyer rekord pas rekordi”, ka deklaruar së fundmi Sir Alex Ferguson.

(Foto: Marca)

Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, si dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me përfaqësuese.

Njëherësh, gjatë vitit 2021, 36-vjeçari e tejkaloi Pelen dhe Josef Bican si golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

Ai tashmë është në konkurrencë me vetveten dhe kjo nuk do të thotë se është duke u ngadalësuar. CR7 është vetëm pesë gola larg shifrës prej 800 golash në karrierë.

(Foto: Marca)

Disa nga rekordet tjera të vendosura këtë vit përfshijnë edhe golashënuesin më të mirë në Kampionate Evropiane (me 14 gola) dhe lojtari me më së shumti paraqitje me përfaqësuese (182).

Po ashtu, Ronaldo është futbollisti i vetëm që është bërë golashënuesi më i mirë në Ligën Premier, La Liga dhe në Serie A.

Related posts

Dy gola nga Muriqi dhe një gol nga Hysaj në ndeshjen përgatitore të Lazios

D V

Chelsea prezanton fanellat mysafire për edicionin e ri

D V

Lojërat Paralimpike nisin në Tokio

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More