Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Sir Elton John dhe Sir Michael Caine i inkurajojnë njerëzit të vaksinohen për Covid-19

Dy ikonat britanike të showbizit, Sir Elton John dhe Sir Michael Caine, janë bërë bashkë në realizimin e një videoje përmes së cilës i inkurajojnë njerëzit ta marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Muzikanti dhe aktori veteran, të cilët i takojnë moshave 73-vjeçare dhe 87-vjeçare, në klipin 90 sekondësh shihen teksa vaksinohen nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, dhe kështu i informojnë edhe të tjerët se marrja e vaksinës e cila shpëton jetë, është e lehtë dhe e sigurt.

Më shumë se 10 milionë njerëz në Britani të Madhe tashmë janë vaksinuar, dhe Shërbimi Kombëtar Shëndetësor po u bënë thirrje të gjitha personave mbi moshën 70-vjeçare të cilët nuk janë vaksinuar ende, që të lajmërohen dhe t’i nënshtrohen këtij procesi që ka për qëllim mbrojtjen e tyre nga koronavirusi.

Videoja promovuese në fjalë është xhiruar në spitalin “Chelsea and Westminster Hospital”.

Postime të ngjashme

“Unë në 2004, Ardian Bujupi sot 2021”, Meda ‘tallet’ me stilin e flokëve të Ardianit

D V

“Qershia mbi tortë”, Anxhelina vjen me imazhe joshëse në rrjete sociale

D V

Katie Price ndan fotografitë e mbuluar me fasha pas një operacioni plastik në Turqi

D V

Arilena dhe Dafina po sjellin duetin e radhës së shpejti

D V

Ana Cheri vë në fokus të pasmet e shtrirë në plazh

D V

Familja Lipa me pushime në jug, Greg Rama poston fotot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...