Sirenat buçasin në qytetet izraelite, vritet një tjetër drejtues i Hezbollah

nga D V

Sirenat e sulmit ajror prishën qetësinë e mëngjesit në dy komunitete në Izraelin verior, zonë kjo në kufi me Libanin, ku operon dhe grupi militant i Hezbollahut.

Lajmi është raportuar nga Komanda e Frontit të Brendshëm të IDF, cituar nga Times of Israel . Alarmi u ngrit në komunitetet e vogla të Josh dhe Kerem Ben Zimra dhe detyroi qindra banorët të futen në vendstrehime.

Në orët e fundit është rritur frika për një kundërpërgjigje nga ana e Iranit dhe grupimeve të mbështetura prej tij, për një hakmarrje ndaj Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe shumë drejtuesve të tjerë të lartë.

Disa minuta pas alarmit, mbrojtja raketore rrëzoi dhe një objektiv të dyshimtë që kishte depërtuar në hapësirën ajrore izraelite nga Libani.

Ndërkohë, një komandant i njësisë elitare të Hezbollahut, Radwan është vrarë në një sulm me dron në Libanin jugor. Ali Jamal al-Din Jawad u qëllua në fshatin Aabba, në jug të vendit. Hezbollahu njoftoi vdekjen e Jawad pas sulmit, por nuk dha asnjë informacion më tej.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More