Myftiu i Damaskut i regjimit të Bashar al-Asadit, Adnan Afiouni, ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në automjetin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të regjimit sirian, SANA, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytezën Qudsaya në periferi të Damaskut.
Në lajm nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me autorët e sulmit.