Siria thotë se të paktën 36 janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në sulmin ajror izraelit në Palmyra

nga Xh M

Të paktën 36 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në qytetin antik Palmyra në Sirinë qendrore sot, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak, tha se avionët luftarakë izraelitë kryen një sulm nga drejtimi i zonës Al-Tanf në Sirinë perëndimore duke synuar disa ndërtesa në qytet.

Në zonë raportohet për dëme të shumta materiale.

Media shtetërore siriane më herët raportoi se sulmi kishte në shënjestër ndërtesat e banimit dhe një zonë industriale në qytet.

Izraeli, i cili rrallë komenton për operacionet ushtarake, ka kryer sulme ajrore në Siri që nga viti 2011, me fokus në forcat iraniane dhe siriane dhe objektivat e Hezbollahut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More