Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Sistem modern për analizat: 3 mln euro për sigurinë dhe shpejtësinë e shërbimit në QSUT

Me një investim prej më shumë se 3 milionë euro, në QSUT është instaluar një teknologji e re ultramoderne në sistemin e laboratorit të analizave.

Inspektimi i këtij investimi është bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se ky investim do të shtrihet në të gjitha spitalet e vendit brenda pak kohësh.

Për herë të parë vendosim një sistem të kompjuterizuar të gjithë analizave dhe përfshirja e këtij sistemi, jo vetëm në QSUT, por në të gjithë spitalet që janë përfshirë në këtë partneritet, krijon më shumë lehtësi për të çertifikuar analizat. Tashmë pacientët nuk do të kenë më nevojë të vijnë në QSUT, se QSUT i ka analizat më cilësore. I gjithë standardi është i njëjtë. Jemi duke çertifikuar laboratorët sipas standardeve ndërkombëtare. Dhe garantojmë më shumë siguri edhe për diagnostikën edhe të ndjekjes të pacientëve.

Pajisja moderne do të ndihmojë në shpejtësinë e përgjigjeve të analizave si dhe në uljen e marzhit të gabimit.

Manastirliu shtoi se ky investim do të plotësojë nevojat e pacientëve për çdo lloj analize pa qënë nevoja që t’i drejtohen privatit.

Postime të ngjashme

Meta vlerëson dy veprimtarë dhe heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës

D V

Turizmi në Tiranë – kryeqyteti shqiptar nën fokusin e aparatit të fotografive të vizitorëve

D V

Shqipëria e treta në Evropë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

D V

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin

D V

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 prillit, Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite

D V

Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen për transferimin e të burgosurve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...