Shkup, 25 shkurt – Automjetet e ndihmës së shpejtë mjekësore në Shkup do të pajisen me sistem të navigacionit dhe GPS lokacion me çka saktë do të dihet se ku janë dhe në vendin e thirrjes do të dërgohet ai automjet që është më afër.
Bëhet fjalë për donacion nga Stopanska banka me të cilën do të pajisen të gjitha automjetet e Ndihmës së shpejtë mjekësore në Shkup.
“Kjo do të thotë se për 21 automjete gjithmonë përmes monitoringut qendror saktë do të dihet se ku janë vendosur dhe sa kohë është e nevojshme të lajmërohen dhe të jepet ndihma urgjente mjekësore. Kjo do të thotë se e rëndësishme është të racionalizohet puna dhe se deri në vendin e thirrjes do të arrijë automjeti i cili do të regjistrohet se është më afër”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë pranim-dorëzimit të donacionit.
Me këtë, konsideron ai, tërësisht do të ndryshohet mënyra në të cilën funksionon ky shërbim dhe qytetarët do të marrin qasje më të shpejtë deri te ndihma e shpejtë mjekësore.
Drejtori i Shtëpisë shëndetësore Viktor Isjakovski shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm me Stopanska bankën dhe theksoi se janë marrë edhe 12 frigoriferë mjekësor nga të cilat dy tashmë janë instaluar në poliklinikën Bit pazar.
“Priten edhe 10 frigoriferë të cilat do të destinohen për vaksinat dhe të gjitha nevojat që i kemi në këtë periudhë kohore. I presim edhe këto 10 frigoriferë të cilët do të sistemohen në poliklinikat tjera”, deklaroi Isjakovski.
Drejtori i Stopanska bankës Diomidis Nikoletopulos i inkurajoi edhe kompanitë tjera ta ndjekin shembullin e tyre dhe të jenë përgjegjës me qëllim që të përfundohet edhe kjo fazë e fundit e pandemisë.
Stopanska banka prej vitit të kaluar kur vendi u përball me pandeminë e dha kontributin e saj me donacion në aparatet respiratore dhe mobile për rentgen të mushkërive të cilat janë instaluar në Klinikën Infektive.(Zhurnal.mk)