Sistemi i navigimit satelitor BDS u shërben mbi 2 miliardë përdoruesve globalë

Platforma e shërbimit të pozicionimit global e Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou” (BDS) të Kinës ka ofruar shërbim navigimi dhe pozicionimi me saktësi të lartë për më shumë se dy miliardë përdorues globalë në mbi 20 vende dhe rajone, që kur Sistemi i Navigimit Satelitor “BeiDou-3” (BDS-3) u vu zyrtarisht në shërbim për mbarë botën një vit më parë. Platforma tani ka 2.5 miliardë vizita ditore.

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Samitit të 1-rë Ndërkombëtar mbi Aplikimet e Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou” (BDS) të enjten.

Xi theksoi se Kina është e gatshme të punojë me palët e tjera për të promovuar zhvillimin e industrisë së sistemit të navigimit satelitor “BeiDou” dhe për të sjellë më shumë përfitime për botën dhe njerëzimin.

Pas një viti funksionimi, sistemi “Beidou” mund të arrijë një saktësi planimetrike prej 2.5 metrash në një kontekst global, ndërsa saktësia e tij e lartësisë mund të arrijë 5 metra. Testi në kohë reale i sistemit të monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm ndërkombëtar GNSS (iGMAS) tregon se pozicionimi, matja e shpejtësisë, saktësia kohore dhe disponueshmëria e vazhdimësia e shërbimeve të BDS-3 përmbushin që të gjitha kërkesat e treguesit të klasit të parë botëror.

Aktualisht ka 45 satelitë “Beidou” në orbitë, duke ofruar shtatë lloje shërbimesh lidhur me pozicionimin satelitor dhe komunikimin digjital.

Tani, produktet bazë të “Beidou”-t janë eksportuar në më shumë se 120 vende dhe rajone, dhe konfirmimi i së drejtës së tokës, bujqësia e saktë, ndërtimi digjital dhe zgjidhjet e portit inteligjent me bazë “Beidou”-n janë aplikuar me sukses në vendet e ASEAN-it, Azisë Jugore, Evropës Lindore, Azisë Perëndimore, Afrikës etj., duke i shërbyer zhvillimit ekonomik e shoqëror vendor dhe duke mbështetur zbatimin e nismës “Një brez, një rrugë”.

Ndërkohë, sistemi është mbështetur gjerësisht që nga fillimi prej prodhuesve ndërkombëtarë të smartfonave, si “Apple”, dhe po hyn ndër pajisjet elektronike të konsumit masiv.

Related posts

Tërmet në Kroaci

D V

Zjarre në Itali, Spanjë dhe Turqi

D V

Të paktën 43 migrantë mbyten në brigjet e Tunizisë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More