Sistemi “One Stop” në pikën kufitare Tabanocë së shpejti në funksion

nga Redaksia

Shkup, 12 qershor – Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, deklaroi se po punohet intensivisht për vendosjen e sistemit “One Stop” në pikën kufitare Tabanoc – Preshevë me Serbinë, transmeton zhurnal.

“Në pjesën me Republikën e Serbisë po punojmë intensivisht, është në fazën testuese, mbetet që marrëveshjet të kalojnë në të dy parlamentet dhe së shpejti do të merrni informacion se edhe ky sistem do të vihet në funksion. Gjithçka do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt”, deklaroi Janev.

Ai kujtoi se tashmë ekzistojnë sisteme One Stop të vendosura me sukses në pikat kufitare me Kosovën, në Bllacë dhe Jazhincë.

“Në kontekstin e digjitalizimit, mund të them se shifrat janë solide sa i përket mënyrës së zbulimit në pikat kufitare, sa persona janë identifikuar sipas urdhër-arresteve dhe janë nxjerrë para drejtësisë, diçka që nuk ka qenë rast dy muaj më parë”, tha Janev.

Siç kanë paralajmëruar më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme, sistemi One Stop i cili së fundmi është implementuar me Kosovën në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, së shpejti do të vendoset edhe me Republikën e Serbisë, do të pasojë edhe implementimi me Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që Maqedonia ta ketë implementuar këtë sistem me të gjitha vendet fqinje që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More