Agjencia Zhurnal.mk

“Sister’s care” vendi i së bukurës

Ato janë dy vajza, dy motra të cilat pasionin për të bukurën tanimë e kanë jetësuar në një qendër kujdesi ndaj vetes. Ne biseduam me Xhildën dhe Albën dhe na treguan se çfarë trajtimesh mund të gjejmë në qendrën e tyre të bukurisë. Mësojeni dhe ju…!

Vajza, a mund të bëni një prezantim tuajin që edhe lexuesit t’ju njohin pak më mirë? Pse “Sister’s Care”?

Sister’s Care përkthyer nga gjuha angleze do të thotë “Përkujdesi i Motrave”. Arsyeja pse zgjodhëm këtë emër për qendrën tonë është pikërisht sepse ne jemi dy motra dhe gjithashtu të dyja estetiste.

Përse i hytë rrugës së bukurisë?

Gjithmonë kemi pasur pasion trajtimet, kujdesin ndaj vetes dhe të bukurën. Shpeshherë në kohën e lirë vizitonim qendra të ndryshme estetike për të provuar trajtimet e reja, dhe kështu lindi idea për të realizuar diçka tonën.

Cfarë prisni të gjeni në këtë fushë? A dolën pritshmëritë tuaja?

Një ndër arsyet pse vendosëm të futemi në fushën e estetikës është sepse është një fushë që vitet e fundit po zhvillohet me hapa të shpejtë dhe ka krijuar një kulturë të re dhe të domosdoshme në përditshmërinë e femrave. Secila prej nesh dëshiron të ndihet mirë dhe gjithmonë e bukur. Deri diku, pritshmëritë janë arritur, duke marrë parasysh faktin që qendra jonë sapo është hapur, vajzat na kanë zgjedhur dhe janë mjaft të kënaqura nga shërbimet tek ne.

Nëse dikush vjen në sallonin tuaj, çfarë shërbimesh gjen?

Në qendrën tonë estetike mund të gjejnë pothuajse të gjithë shërbimet për fytyrën dhe trupin, duke filluar nga fillerat, depilimi me lazer dhe dyll, vetulla microblading, penel permanent, qerpikë extension dhe lvl, dermaplanning, dermapen, masazhe qetësues për trupin dhe fytyrën, si dhe manikyr apo pedikyr.

Ka një shërbim estetik që e bëni vetëm ju?

Ne ofrojmë dermaplanning, një shërbim i ri që ofrohet në qendrën tonë, mjaft efektiv dhe i kërkuar!

Si e shikoni të ardhmen tuaj në këtë fushë?

Në të ardhmen sigurisht që do zgjerojmë gamën e shërbimeve në qendrën tonë, dhe mendojmë se do kemi shumë sukses duke qenë se është një profil që gjithashtu na jep edhe kënaqësi personale.

Në fund, si mund t’ju gjejnë vajzat që duan të marrin shërbimet e bukurisë tek ju?

Mund të na shkruajnë dhe ndjekin në Instagram : @sisters_care_beauty Facebook page : sister’s care beauty ose mund të na telefonojnë në 0699366976 / 0694708570

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...