Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Situata e COVID po përshkallëzohet”, Meta: Qeveria të marrë masa menjëherë

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të bëjë maksimumin në menaxhimin e situatës së shkaktuar nga pandemia, duke mos  kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj.

Teksa shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës, kreu i shtetit nënvizon se COVID-19 është një armik i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë.

“Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19. Rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor. Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet. Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19. Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme. Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj. COVID-19 është një armik i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari.”/VP

Postime të ngjashme

Programi politik i PD dhe aleatëve/ Yuri Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

S.B.

Një ditë pas marrëveshjes me PD, Bamir Topi jep dorëheqje e parevokueshme nga drejtimi i FRD-së

S.B.

Vaksinohen për COVID-19 bluzat e bardha në Berat, Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv. Përfshijmë dhe ushtrinë dhe studentët e infermierisë

S.B.

“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

S.B.

‘Rinovoni kartat e identitetit’, apeli i Metës: Verifikoni ku e keni qendrën e votimit

S.B.

Gjyqtarja që i hapi dyert e qelive të dënuarve të rrezikshëm, ILD rendit shkeljet dhe kërkon shkarkimin: Vendimet i mori me dashje direkte dhe vullnet të plotë të saj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...