Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Situata e krijuar në Rinas/ Veliaj: Ka mesazhe që tregojnë lidhjen e Metës me kontrollorët. Ka pasur një tentativë që një grup…

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë përgjegjës Presidentin Ilir Meta për situatën e krijuar në aeroportin “Nënë Tereza”, ku kontrollorët e trafikut ajror vendosën të pezullojnë punën duke shkaktuar dhe bllokimin e fluturimeve nga Riansi.

Veliaj tha se ka mesazhe që provojnë lidhjen e Metës me kontrollorët dhe se Prokuroria duhet ti zbardh. Më tej, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës tha se sot ka pasur një tentativë që një grup të përndjekurisht të futeshin në grevë uri. Edhe pas kësaj, sipas tij qëndron pas Presidenti dhe anëtarët të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Në mendimin tim po, ishte një besprerje nga një komunitet shumë i vogël, por që ka një rëndësi të madhe. Se aty varen ata që do të shkonin në një takim me mjekun, për të sjellë për në Sharrë apo Tufinë të ardhurit të tyre. Mua kjo nuk më duket shaka. Ndërkohë, që ligji e thotë qartë nëse negociatat nuk funksionojnë ti shko në Gjykatë. Do shikohet se kush ka qenë ata që e frymëzuan. Më rezulton që ka dhe mesazhe të tjera që e provojnë lidhjen me faktorë të politikës. Le t’ia lëmë Prokurorisë ta zbulojë këtë. Lidhja me Presidentin u bë publike. Sot vijoj me tentativa të tjera që dështuan, ishin krijuar organizata fiktive të një organizate të të përndjekurve që sot do të futeshin në grevë urie. Sot erdhi një kërkesë në Bashkinë e Tiranës dhe në Policia ku thonin se do të futeshin në grevë urie. Ne si socialist dhamë 7 këste, i likuiduam të gjithë të përndjekurit. Këtu ishte përgatitur një efekt domino i disa ndërhyrjeve parazgjedhore që mund të ishin shprehur dhe pas dy javësh. Provohet më shumë se një mënyrë që Presidenti jo vetëm që e ka kultivuar dhe anëtarët e LSI janë pjesë e koordinimit dhe është negociuar se kur do të dilnin në media. Ata dështuan.”-tha Veliaj.

Postime të ngjashme

Nga 20 Qershori Gjermania heq kufizimet me Shqipërinë

Bekim Laçi

Zbardhet propozimi i Kadillit për Kryesinë: Të ndërtojmë një PD të bashkuar dhe fituese

Bekim Laçi

Braçe kritikon mediat greke, për javë të tëra vutë shqiptarët në shënjestër

Bekim Laçi

PD mbledh sot Kryesinë, zbardhet mesazhi i Bardhit

Bekim Laçi

Vijojnë punimet për stadiumin e Kukësit, Rama: Gati në shtator me kushte dinjitoze

Bekim Laçi

Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, arrestohet greku

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...