Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

“Situata është serioze”, ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja

Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal-ks – Rëndohet çdo ditë e më shumë bilanci i COVID-19 në Kosovë.

Drejtori i Departamentit të Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti deklaroi se situata e COVID-19 në këtë shtet është serioze. Sipas tij duhet të rishikohen edhe njëherë masat e marra nga qeveria në këtë kohë pandemie, pasi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave.

“Situata këtu është e ngjashme si në shtetet e rajonit. Në Kosovë situata sa i përket COVID-19 reflekton të jetë tepër serioze, me një ngarkesë të kapaciteteve spitalore, më një numër të lartë të atyre që rezultojnë të pozitiv në COVID, me një parashikim që do kemi edhe për një kohë të gjatë shifra të tilla, që duhen menaxhuar.

Do të kërkojnë një rishikim të masave dhe të shohim se cilat kanë qenë edhe efektet e masave të marra deri më tani”, u shpreh ai për Euronews Albania.

“Mbetet ende shqetësim numri i rasteve pozitive dhe për ne është shqetësim numri i atyre që përfundojnë me fatalitet”, tha ai më tej.

Hoti nënvizoi se deri më tani është përballuar fluksi i të infektuarve në spitale.

“Po të jemi korrekt, ne e kemi parashikuar që në këtë kohë do të ketë një rritje të rasteve pozitive. Deri më tani e kemi përballuar fluksin, me të gjithë ngarkesat. Rreth 1/3 e rasteve trajtohen në Qendrën Klinike Universitare dhe  klinikat e saj, ndërsa 2/3 trajtohen në 7 spitalet rajonale. Kemi një gjendje të ngarkuar, por deri më tani është menaxhuar”, u shpreh Hoti.

Më tej Hoti sqaroi se në Kosovë nuk ka ende një skemë ligjore për rimbursimin e barnave.

“Për fat të keq në Kosovë nuk funksionon ende skema e sigurimeve shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë të gjitha barnat që i siguron për shërbimet shëndetësore publike, bashkë me shërbimin spitalor dhe Klinikën Universitare në Kosovë i distribuon përmes shërbimeve mjekësore që i ofron klinika.

Nuk ka një rimbursim të barnave të cilat pacientët i përdorin gjatë mjekimit shtëpiak.

Nuk ka një skemë ligjore për rimbursimin e terapive në shtëpi”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...