Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Situata me Covid/ Nuk ka masa të reja për momentin, mjafton të respektohen masat aktuale

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Nuk ka nevojë për vendosje të masave të tjera shtrënguese shtesë. Ato nuk do të funksiononin sepse jemi në javën e 6-të deri të 8-të nga vala e tretë. Ky është përfundimi nga koordinimi i sotëm i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe me drejtorët e qendrave KOVID dhe kryetarin i Komisionit për sëmundje ngjitëse rreth situatës epidemiologjike në vend.

Në koordinim është konkluduar se kapacitetet spitalore për pranimin e pacientëve me KOVID janë rritur për 50 për qind në krahasim me nëntorin dhe nevoja për shtrim në spital është rritur. Janë duke u përgatitur qindra shtretër shtesë të dhe në çdo kohë nëse është e nevojshme mund të vihen në dispozicion për pranimin e pacientëve me KOVID.

Sipas epidemiologëve, virusi ka një infeksion të gjerë në territorin e të gjithë vendit, ndërsa në të gjitha spitalet e vendit ka shtretër të lirë.

Gjendja me pandeminë me Kovid-19 ishte temë edhe e séances së Këshillit t Sigurisë ku mori pjesë edhe ministry Venko Filipçe. Pas séances, presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se Këshilli I Sigurisë kërkon shteti tÇi përdorë të gjitha resurset e disponueshme që t’u jepet mborjtje shëndetëore të sëmurëve nga Kovid-19, si dhe të bëhet gjithçka të zbatohet procesi masiv I imunizimit të popullsisë.

Pendarovski e shfrytëzoi këtë rast për të bërë thirrje personale deri te institucionet private shëndetësore për të shqyrtuar mundësinë e heqjes dorë nga fitimi në mënyrë që t’i bëjnë shërbimet e tyre më të kapshme për qytetarët që vuajnë nga KOVID-19 dhe nëse ka nevojë ta dërgojnë edhe personelin e tyre në objektet publike shëndetësore.

“Jam i bindur se në kohë të vuajtjeve të mëdha kolektive nuk duhet të shfrytëzojmë fatkeqësi dhe tragjedi familjare të askujt për përfitime të dikujt dhe shpërndarje të dividendëve”, tha Pendarovski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet dhe të jenë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, por, siç theksoi ai, politikanët duke respektuar masat dhe ligjet do të kenë fytyrë të kërkojnë të njëjtën gjë nga qytetarët.

Lidhur me mundësinë e vendosjes së masave më kufizuese, Pendarovski tha se as ai dhe as anëtarët e KS-së nuk janë kompetentë për të treguar. Ai shtoi se që nga viti i kaluar, që nga marsi, kur filluan masat kufizuese, ata kanë ndjekur rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Kreu i shtetit theksoi se rekomandimet e tyre këto ditë janë se duhet mbetur me të njëjtën set të masave, dhe se nuk do të ketë efekt më të mirë nëse mbyllemi.

Edhe dje është shënuar numër I madh I të infektuarve të rinj me Kovid-19. Janë regjistruar 1.272 raste të reja me koronavirus. Janë regjistruar gjithsej 33 persona të vdekur, në mesin e të cilëve edhe një 34-vjeçar. Janë regjistruar 868 pacientë të shëruar.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 620.810 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 128.511, numri i pacientëve të shëruar është 106.392, numri i vdekjeve është 3.749 dhe numri i rasteve aktive është 18.370.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, më shumë raste active ka në Shkup edhe atë 9329, Prilep – 1047, Kumanovë – 782, Ohër – 709, Kavadar – 697, Manastir – 677, Veles – 652. Në qytetet e tjera ka nën 600 të infektuar.

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet e qyteteve të tjera po mjekohen 1577 pacientë me Kovid-19. Ka rreth 260 shtretër të lire spitalorë në kovid-qendra, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Më kryeqytet janë të hospitalizuar 666 persona, ndërsa në spitalet klinike në qytetet e tjera trajtohen gjithsej 912 pacientë.

Për momentin në qendrat kovid në klinikat interne dhe kirurgjikale trajtohen 306 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 142 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 149 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 40 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka 11 fëmijë, pozitivë me virusin Kovid-19 dhe në KGJO ka 9 paciente pozitive.

Në Spitalin në Kumanovë trajtohen 147 pacientë, në qendrën kovid në Ohër 100, në Prilep – 116, në Kavadar – 71 persona.

Në qendrën kovid në Shtip nuk ka shtretër të lirë. Drejtori i Spitalit Klinik – Shtip, Alen Gjeorgjijev për MIA-n thotë se janë plotësuar të gjitha kapacitetet në repartin Infektiv, të Lëkurës, Anesteziologjisë dhe Kardiologjisë.

Në qetësimin e gjendjes epidemiologjike, pritet të kontribuojë vaksinimi, i cili do të fillojë prej sot me vaksinimin e personave mbi 77 vjet me vaksinat e “AstraZenekës”.

Kryeministri Zaev në takim i bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes Gjeneral Vei Fenghe për të përcjellë në institucionet përkatëse në Republikën Popullore të Kinës që Maqedonia e Veriut pret të përshpejtojë shpërndarjen e 200,000 vaksinave nga kompania “Sinofarm” për t’u përfshirë në procesin e imunizimit në vend që do të filloj nesër. Gjenerali Vei Fenghe theksoi në takim se ky mesazh do të përcillet menjëherë në institucionet përkatëse në Republikën Popullore të Kinës për të konfirmuar miqësinë midis dy vendeve edhe gjatë krizës aktuale për shkak të KOVID-19.

Ministrja Shekerinska e falënderoi Kinën për mbështetjen e saj në përballjen me pasojat e pandemisë, e cila në korrik të vitit 2020 i dhuroi Armatës pajisje mjekësore mbrojtëse të përbërë nga maska mbrojtëse, syze, vezirë, kostume mbrojtëse, doreza, pompa të infuzionit, termometra dhe helmetat termike, në vlerë të përgjithshme prej rreth 250.000 dollarë.

Ministri I Mbrojtjes i Kinës paralajmëroi mundësinë e mbështetjes së Armatës maqedonase me vaksinat kineze.

Në botë deri më tani janë infektuar 128 milionë me virusin korona, 2,8 milionë kanë vdekur dhe më shumë se 103 milionë janë shëruar.

SHBA-ja dhe 13 vende të tjera sot shprehën shqetësim se raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për origjinën e Kovid-19 po vonohet dhe nuk bazohet në të dhëna të plota.

Deklaratën e nënshkruan qeveritë e Australisë, Kanadasë, Çekisë, Danimarkës, Estonisë, Izraelit, Japonisë, Letonisë, Lituanisë, Norvegjisë, Republikës së Koresë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus ka bërë thirrje për një hetim të ri nga ekspertët në pretendimet e “rrjedhjes së koronavirusit” nga një laborator kinez.

Hipoteza që koronavirusi mund të “ikte” nga laboratori u mbrojt nga administrata e mëparshme amerikane e Donald Tramp, dhe u bazua në të dhëna nga shërbimet e inteligjencës.

Kina gjithmonë e ka mohuar një mundësi të tillë.

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...