Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Situata me Covid po përmirësohet

Shkup, 4 janar – Zhurnal.mk – Këto ditë gradualisht po ulet numri i rasteve të reja me Kovid-19, edhe pse numri i testimeve të bëra është më i vogël në raport me ditët e kaluara. Pardje prej 378 testime, u regjistruan 46 raste të reja, ndërsa dje nga 1525 teste – 237 raste të reja. Sipas raportit të fundit të Institutit për shëndet publik, numri i pacientëve të shëruar është pothuajse dyfish më i madh se ai i rasteve të reja. Për momentin në vend janë regjistruar 18.565 raste aktive.

Tetë pacientë të moshës prej 61 deri 79 vjeç pardje e humbën betejën me Kovid-19, ndërsa me atë numri i të vdekurve në vendin tonë prej fillimit të epidemisë tejkaloi numrin 2500.

Gjithsej 911 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit dhe ka rreth 400 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendra. Në repartet infektive në kryeqytet po mjekohen gjithsej 374 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjeni.

Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi se të gjitha repartet infektive janë të pajisura me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për të.

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit nderon dhe lartëson punën e palodhshme të mësuesve me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit

R Zh

MPB-ja vazhdon sanksionet ndaj shoferëve

T E

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, reshje të dobëta bore në Kodër të Diellit

T E

Ostin: Maqedonia e Veriut është mik dhe aleati i ynë i vlerësuar

T E

165 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

T E

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...