Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Situata nga COVID-19, bie nën 2% shkalla e infeksionit! Veç Tiranës, numrin më të lartë të rasteve aktive e ka…

Si rrallëherë, rritja e numrit të testimeve nuk është shoqëruar me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19.

Prej muajsh ishte bërë e zakonshme që sa herë autoritetet shëndetësore “lëshonin” dorën me testimet, rritej edhe shifra e të infektuarve. Por, në 24 orët e kaluara, edhe pse ka pasur dyfishim të tamponëve, numri i personave të konfirmuar pozitivë ka qenë i ulët. Kështu gati më pak se 2 për qind e të testuarve, kanë rezultuar të prekur nga virusi nga më rreth 3 mijë testime të kryera. Ky raport përgjatë muajve shkurt dhe mars ka qenë mbi 25 për qind. “Janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

RASTET AKTIVE

Rënie kanë pësuar edhe rastet aktive. Në të gjithë vendin janë më pak se 11 mijë të infektuar aktivë. Pjesa më e madhe prej tyre përveçse në Tiranë, janë edhe në Shkodër, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Ndërkohë, qarqet me numrin më të ulët të të infektuarve aktivë janë: Kukësi, Dibra, Berati, Lezha si edhe Elbasan.

FATALITETET

Lidhur me fatalitetet, një ditë më parë janë raportuar 4 humbje jete si pasojë e koronavirusit. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar 4 qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç”, ka bërë me dije Ministria. E qëndrueshme vijon të paraqitet situata edhe në spitale, ku aktualisht po marrin trajtim mjekësor 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Përmirësimi i treguesve pritet të shoqërohet edhe me lehtësimin e masave antiCOVID.

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë javë, për të vendosur planin e masave në dy javët në vijim. Ajo që ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu la të kuptohet të hënën është që do të ketë lirim të masave, për t’i paraprirë kështu edhe nisjes së sezonit veror. “Do të intensifikojmë vaksinimin e kombinuar. Grupet +60 vjeç dhe të sëmurët kronikë po vijojnë të vaksinohen kudo në qendrat shëndetësore dhe në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe sigurisht edhe grupet prioritare, të cilat janë në planin tonë, siç janë edhe punonjësit e operatorëve turistikë, në mënyrë që të kemi sa më shumë të vaksinuar, për të mbërritur në një lehtësim padyshim përgjatë periudhës së verës, gjithmonë duke vlerësuar situatën epidemike, e cila vlerësohet në dinamikë nga Komiteti ynë i Ekspertëve”, tha Manastirliu.

Përveç maskës, çfarë pritet të ndryshojë është edhe ora policore që me shumë mundësi do të zhvendoset në mesnatë.

Postime të ngjashme

Gara për kryetarin e PD-së, kryeson Lulzim Basha

Dafina Vidishiqi

Publikohen rezultatet e para për garën brenda PD

Dafina Vidishiqi

Rama pas nënshkrimit të marrëveshjes për 5G: Shqipëria përherë krenare të jetë krah SHBA-së

Dafina Vidishiqi

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike

Dafina Vidishiqi

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Dafina Vidishiqi

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...