Kosovë

Situatë e rënduar në Spitalin e Pejës, 13 pacientë me koronavirus po luftojnë për jetë, ja sa janë në terapi intensive

Zhurnal Ads

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 47 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

239 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,438 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 169 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 112 Rëntgena, 40 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Tentoi të kalonte doganën e armatosur, flet për herë të parë Fjolla Morina

admin

Dodiku pamundëson njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

admin

Në Spitalin e Pejës 12 pacientë me COVID-19, prej tyre 1 në gjendje të rëndë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...