Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Situatë shqetësuese në Greqi, 101 humbje jete dhe mbi 2 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Situata vijon të jetë shqetësuese edhe në Greqi, ku vetëm në 24 orët e fundit autoritetet e Shëndetësisë në vend kanë raportuar për 2 013 raste të reja me koronavirus.

Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 101 287, nga të cilat 53.1% janë burra.

Po ashtu numri i jetëve të humbur vijon të jetë i lartë, dhe në 24 orët e fundit janë raportuar 101 pacientë që e kanë humbur betejën me Covid-19.

Sakaq 607 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 79.7% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 4 865 (4.8%)  e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2 6718 (26.4%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Sa i përket situatës në spitale, 519 pacientë janë duke marrë kujdes në njësinë e kujdesit intensiv. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç dhe 156 (30.1%) janë gra ndërsa pjesa tjetër janë burra.

Postime të ngjashme

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

OBSH: Numri i të infektuarve me coronavirus po bie, por jo edhe i të vdekurve

Bekim Laçi

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...