Agjencia Zhurnal.mk

Sivjet në Shkup arrijnë 33 autobusë të rinjë me gaz

Shkup, 7 janar – Zhurnal.mk – Përskaj përfundimit të katër bulevareve të mëdha, sivjet do të fillojë dhe faza e dytë për ndërtimin e bulevarit “ASNOM”, e kjo nënkupton dhe ndërtimin edhe të një ure mbi lumin Vardar, transmeton Zhurnal.

Siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, në vitin 2020 duhet të arrijnë 33 autobusët ekologjik me gaz, të cilat emitojnë më pak dioksid karboni, apo pothuajse fare nuk e ndotin ajrin.

“Sivjet duhet të arrijnë 33 autobusët e rinjë në gaz, ku përparësia më e madhe është që emitojnë shumë pak dioksid karboni apo thuajse fare nuk e ndotin ajrin”, theksoi kryetari i Shkupit Petre Shilegov, duke shtuar se kjo është vetëm një pjesë prej asaj çfarë e pret Shkupin në vitin 2020.

Krahasuar me autobusët e vjetër dizel, këto autobusë harxhojnë dyfish më pak derivate që më tej do të ulë harxhimet në punën e NQP Shkup./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...