Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sivjet nis ndërtimi i “Autostradës së Paqes”

Autostrada e njohur si “Autostrada e Paqes”, Prishtinë – Merdare, do të fillojë të ndërtohet në mesin e këtij viti, thotë ministri në detyrë i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi.

Kjo autostradë është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në kemi prezantuar planin e fizibilitetit te pala amerikane dhe pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me ndihmën e palës amerikane, kemi aplikuar për financim”, thotë Abrashi.

“Përkundër që kemi proces zgjedhor, financimi do të aprovohet. Synojmë që në pranverë – sepse duhet të ketë edhe marrëveshje të re ndërkombëtare financiare që duhet të kalojë në kuvend – të mbyllim këtë marrëveshje, në mënyrë që të fillojnë procedurat për ndërtimin e autostradës diku në mes të këtij viti”, shton ai.

Kjo autostradë, në territorin e Kosovës është vazhdimësi në autostradën “Ibrahim Rugova”, që ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë.

Janë edhe rreth 27 kilometra tjera që do të ndërtohen deri në Merdare, ndërkaq, kostoja e ndërtimit, sipas ministrit në detyrë, Abrashi përafërsisht është mbi 200 milionë euro.

Fizibilitet për hekurudhat Beograd-Prishtinë

Sa i përket projektit tjetër që del nga marrëveshja e Uashingtonit, ai i ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik, Abrashi thotë se pasi të hartohet projekti, do të aplikohet për financim në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë.

“Te hekurudha kemi kërkuar nga Korporata Financiare për Zhvillim e SHBA-së (DFC) të fillojë zyrtarisht të identifikojë ekipet që do të bëjnë studimin e fizibilitetit për hekurudhën nga Merdarja deri në Durrës. Për të ndihmuar këtë proces, ne kemi nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Shqipërisë, ku të dyja palët zotohemi që të punojmë bashkë në hartimin e fizibilitetit të këtij projekti”, thotë ai për REL.

Ndërtimi i një linje hekurudhore nga Prishtina deri në portin e Adriatikut, nga ministri në detyrë Abrashi, vlerësohet si një projekt i rëndësishëm, pasi që rrit pozitën gjeostrategjike dhe Kosova bëhet një vend transit i mallrave për Ballkan dhe Evropën Qendrore.

Postime të ngjashme

Kjo është gjendja e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

D V

Hajdari: Jetësimi i reciprocitetit ndaj Serbisë kërkon organizim të mirë

D V

Zjarret në Kosovë, policia del në terren me topa uji – paralajmëron zjarrvënësit se do të përballen me organet e drejtësisë

D V

Albin Kurti pret ekipin e xhudos në aeroportin “Adem Jashari”

D V

IKSHPK: 48 raste të reja me COVID-19

D V

Përfshirja e prokurores në një audio-incizim, reagon ministrja Haxhiu: Ky skandal sikurse edhe të tjerat nuk guxojnë të na heshtin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...