Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sizmiologu i njohur bën paralajmërimin e fortë pas tërmetit të sotëm në Turqi

Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter gjatë paradites së sotme duke rikthyer frikën pas lëkundjeve të forta të 30 tetorit në Izmir.

Tërmeti pati epiqendër zonën e Malatyas në Turqi, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz apo në infrastrukturë përveç panikut tek qytetarët.

Referuar zonës ku ra tërmeti, sizmiologu i njohur turk Prof.Dr. Naci Gorur u shpreh se duhet bërë kujdes i madh në zonën përreth pasi mund të ketë lëkundje edhe më të forta, shkruan abcneës.al.

Sipas tij, bëhet fjalë për një pllakë tektonike, e cila përmes tërmeteve të ngjashme po e shtyn enërgjinë e akumuluar gjithnjë e më në veri duke rrezikuar kështu që në vijim të ketë një lëkundje shumë më të fuqishme.

“Bëhet fjalë për pllakën e Anadollit Lindor dhe siç e dini në këtë zonë kanë ndodhur tërmete shumë të fuqishëm në të shkuarën. Madje një vit më parë ndodhi tërmeti në Elazig, i cili i përket kësaj pllake. Për fat nuk ishte një lëkundje shkatërruese, por kjo nuk do të thotë që në vijim nuk mund të ndodhë një e ngjashme, pasi kjo zonë njihet për tërmete të fuqishëm“, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

Minatorët gjejnë diamant në Botsvana, mund të jetë i treti më i madh në botë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...