Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Sjellja e SPAK ka pikëpyetje, janë tejkaluar afatet”/ Mediu flet për rihapjen e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit: S’ka të bëjë me mandatin tim! E ka bërë politika, sepse…

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, njëkohësisht aleat i Bashës në zgjedhjet e 25 prillit ka folur për herë të parë pas rihapjes së hetimeve nga SPAK-u në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Mediu theksoi se lajmin e mësoi nga mediat dhe sjellja e SPAK-ut ka shumë pikëpyetje se kanë tejkaluar afatet, por do të marrë veprime pasi të shohë se si do të sillet Prokuroria e Posaçme.

“Ju thashë që në këtë vend nuk ka shtet, ka një njeri që dikton çdo gjë dhe çdo gjë është politike. Nuk kam një qëndrim derisa të njihem me faktin. Për sa kohë janë tejkaluar afatet, kjo sjellje e SPAK-ut ka shumë pikëpyetje, por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK-ut. Unë nuk do të shoh se ç’bën SPAK-u, patjetër që do të marr veprime”, tha Mediu.

Ndër të tjera, Mediu shtoi se kjo rihapja e hetimeve nuk ka të bëjë aspak me mandatin, ndërsa shtoi se kjo çështje “po bëhet nga politika, sepse në Shqipëri nuk ka më as institucione dhe Kushtetutë”.

“Nuk besoj që ka të bëjë me mandatin, e kanë dhënë qytetarët. Lodrat politike pastaj… Shpresoj të ndahet një herë e mirë, politika shqiptare ka arritur në batak që nuk ka më as institucione, as kushtetutë dhe kjo është në kurriz të shqiptarëve. Unë po ju them që vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë nuk i kam marrë unë. Ata që dinë të lexojnë, dinë dhe të kuptojnë, ata duan të bëjnë politikë, le të bëjnë politikë”, tha Mediu në “Breaking” në “Top News”

Postime të ngjashme

850 mijë! Rama bën bilancin e të vaksinuarve në vendin tonë

Dafina Vidishiqi

SHBA dhuron 1 milionë dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri, vetëm 7 raste të reja

Dafina Vidishiqi

Tre variantet e vendimit për Metën, Kushtetuesja mund t’i drejtohet edhe komisionit të Venecias

Dafina Vidishiqi

Rama takon Sarkozyn në Paris: Privilegj të këshillohem me të për sfidat e Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Meta dhe Rama e përshëndetën vendimin e Holandës për hapje të negociatavе të Shqipërisë me BE-në

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...