Showbiz

S’ka më dyshime, Loredana me këtë veprim konfirmon ribashkimin me Mozzik

Zhurnal Ads

Prej disa ditësh mediat po ziejnë nga lajmi se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Të gjitha shenjat janë të qarta! Ata ndiqen në TikTok, janë takuar dhe kanë kaluar kohë së bashku në një qendër tregtare në Gjermani, kanë veshur rrobat e njëri-tjetrit, dërgojnë mesazhe të koduara e të tjera detaje të vogla si këto.

Madje, Mozzik i shtoi më shumë dyshimet në “Shiko Kush Luan”, ku pyetjes a është në një lidhje iu përgjigj:

“Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”.

Madje, ai iu përgjigj me heshtje pyetjes nëse do të rikthehet me Loredanën, kur më herët ishte i bindur që s’do të kishte më kurrë rikthim.

Nëse doni akoma, Loredana i ka vënë vulën së fundmi me reagimin e saj në videon e çiftit në qendrën tregtare në Gjermani.

Reperja ka komentuar një zemër të kuqe në postim, duke befasuar të gjithë ndjekësit e saj dhe duke lënë të kuptohet se gjithçka tashmë është në rregull.

Pra, mund të themi se Loredana dhe Mozzik janë bashkë dhe këtë s’e luan më as topi!

Postime të ngjashme

Irkenc Hyka bëhet me veturë luksoze për ditëlindjen e 28-të

admin

Lopez kritikohet se nuk qau vërtet në ceremoninë e ‘People’s Choice Awards’

S.B.

Oriola shfaqet seksi me fustanin vezullues, thekson linjat trupore

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...