Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Skandal/Libri i sociologjisë për vitet e dyta: Shqiptarët, turqit dhe romët e pashkolluar nuk kanë kontroll

Shkup, 3 mars, zhurnal.mk – Një libër shkollor i sociologjis për vitet e dyta të arsimit të reformuar në shkollën e mesme ka përmbajtje lidhur me normën e lindjeve në vend dhe i njëjti shpjegohet me pretendimin se “shkallë të lartë të lindjeve kemi te romët, shqiptarët dhe turqit” dhe se “në lidhje me këtë duhet të merren masa dhe të gjendet një mënyrë për ta kthyer normën e lindjeve në normalitet”.

“Një përqindje e madhe e kësaj popullate, veçanërisht ata që nuk janë të arsimuar sa duhet, riprodhohen në mënyrën e vjetër, tradicionale, pa kontroll të ndërgjegjshëm të lindjes.

Duhet të merren masa në këtë drejtim dhe të gjendet një mënyrë për të sjellë normën e lindjeve në normale,” shkruhet në këtë libër. Gjithashtu, autorët e këtij libri shkollor shkruajnë se “ato grupe etnike (maqedonas), ku rritja natyrore e popullsisë është e ulët, duhet të stimulohen sepse përqindja e lindjeve të pranishme në grupe të ndryshme etnike ka një ndikim negativ në planin politik, ekonomik dhe shoqëror “.

Autorë të librit shkollor janë Nelko Stojanoski, Zoran Matevski, Mileva Gjurovska. Një pjesë e reagimeve në rrjetet sociale ndaj kësaj përmbajtjeje ishte se ajo është fyese dhe stimulon të menduarit fashist./A1on.mk

Postime të ngjashme

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

Një nga kompanitë më të mëdha botërore për patundshmëri Re/Maks fillon me punë në tregun e Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...