Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Skandal në Mbrojtje – Nga 25 kandidatë për kadetë, pranohet vetëm një shqiptarë?

Zhurnal Ads


Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Ministria e mbrojtjes ka shkelur të gjitha të drejtat e shqiptarëve në konkursin e fundit që e ka hapur për për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e saj dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARMV) në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ – Shkup për vitin akademik 2020/2021.

“Zhurnal” mëson se nga 25 persona të cilët janë pranuar në konkursin e fundit, prej tyre është vetëm një shqiptarë, që bën shkelje të rëndë të ligjeve të Maqedonisë së Veriut për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në vend.

konkursin e publikuar më 22 korrik, për vitin akademik 2020/2021, Ministria e Mbrojtjes bashkë me ARMV-në kanë njoftuar se do të hapet një paralele në ciklin e parë të studimeve në Akademinë ushtarake me 25 studentë/kadetë. Studimet zgjasin katër vite dhe në fund studentët marrin 240 kredi dhe titullin oficer i ARMV-së.

Por, ajo që ka shokuar opinionin është publikimi i listës preliminare në të cilën, janë publikuar emrat e 40 personave që kanë aplikuar, ndërsa prej tyre duhet të pranohen vetëm 25 kadetë. Në mesin e 25 kadetëve që duhet të pranohen në këtë vit akademik, është zgjedhur vetëm një shqiptar, ndërsa shqiptarët të tjerë që kanë aplikuar janë pozicionuar poshtë numrit 25.

Për këtë skandal dhe goditje të rëndë ndaj perspektivave shqiptare në Armatën e Maqedonisë së veriut, nuk ka dhënë asnjë sqarim zëvendës ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti, edhe përkundër tentimit të redaksis “Zhurnal” për të marrë informacion nëse zëvendësministri shqiptarë ka pasur njohuri se çfarë ndodhë me këtë konkurs dhe diskriminim e shqiptarëve.

Shtrohet pyetja se cili është mesazhi që kjo qeveri dhe kjo ministri e jep ndaj shqiptarëve me këto konkurse diskriminuese!

Përfaqësimi adekuat në armatë duhet të jetë ndër prioritetet e çdo qeverie, sepse nuk ndërtohet një ushtri e aftë dhe efikase për në NATO duke i diskriminuar qytetarëte vet.

Në fund të listës preliminare të publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtes thuhet se ka afat kohor prej 24 orëve që të pranohen ankesa në lidhje me këtë listë. Diskriminimi në këtë listë duket që ka filluar që nga komisioni konkurues, në të cilin prej pesë anëtarëve nuk ka asnjë shqiptarë, prandaj është koha e fundit që qeveria sa më shpejtë të anulojë këtë konkrus dhe të shqyrtojë përfaqësimin e shqiptarëve në Akademinë ushtarake./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shaqir Fetahu, zyrtarisht mori detyrën kryetar i BFI-së

T E

Pendarovski: Kërkesat e Bullgarisë dolën jashtë kornizës së marrëveshjes

XH,I

Ministri Shaqiri priti në takim ambasadorin sllovak, Markush: Diskutohet përvoja e digjitalizimit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...