Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Skandal, shteti vetë nuk e shkruan saktë gjuhën e vet zyrtare”/ Rama takim me pedagogë në Shkodër

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Pasi dëgjoi disa nga shqetësimet e pedagogëve, Rama iu kërkoi atyre që të paraqesin një platformë të shkruar zhvillimore me afat 10-vjeçar.

“Unë mendoj se dy janë korsitë ku duhet të ecim, njëra është që këto që thoni ju, duhet të përkthehen në një platformë të shkruar, të konsultuar mes jush dhe të themi që këtu duhet të shkojmë për një dekadë. Të gjitha detajet duhet të sqarohen, të jetë e konsultuar dhe e bashkërenduar me ministrinë.

Ne duam që universitetit t’i japim një funksion ndryshe. Universitetet duhet të fillojnë të mendojnë për krijimin e kolegjit profesional. Ne kemi o kamerierë, o super-menaxherë, në mes ku është një zinxhir i tërë shërbimi, ne nuk kemi, flas nga pikëpamja që ta përgatisë universiteti. Ne duhet të fokusohemi tani te kjo pjesë.

E fundit, por më e rëndësishmja është që të arrijmë të integrojmë universitetet tona me ato jashtë. Nëse Universiteti i Shkodrës bëhet filial i një universiteti të huaj, psh. të Sienës, ju thuhet gjithë të rinjve që në Shkodër ti shkon te universiteti ‘Luigj Gurakuqi’, por merr diplomën e Universitetit të Sienës. Pastaj, le të ikin jashtë, por ama t’i kenë shanset edhe këtu. Në këtë drejtim duhet të synojmë ne.

Duhet të jetë gjëja më normale që Rektori flet me ministrin, jo me të tjerë. Na thoni çfarë nuk shkon nga ne dhe e rregullojmë. Por, ju duhet të uleni dhe të bëni një platformë zhvillimi 10-vjeçare. Të mos jemi pre e inercisë, por t’i shohim nevojat imediate ku do të shkojmë pas 10 vitesh. Ju e kuptoni edhe vetë se duhen çarë shtigjet, duhet vetëm një projekt i shkruar. Ndryshe hyjmë në një cikël vicioz inercie, ku njëra palë kërkon në mënyrë kaotike, një këtu e një atje, dhe pala tjetër thotë jo këtu e jo atje.

Një nga mangësitë më të mëdha që kemi sot është mungesa e redaktorëve. Ne sis shtet nuk arrijmë dot që të kemi shkresa, që të tjerët të mos qeshin me ne. Pata kërkuar, në Kryeministri kemi redaktor të gjuhës, nuk firmos shkresë me gabim. Është skandal që shteti vetë, gjuhën e vet zyrtare, nuk e shkruan saktë në dokumente zyrtare. Mund t’i vësh redaktorë tanë gjithë sistemin, por ku t’i gjejmë. U bë ky vend që u bëmë mësues ata që nuk dinë as shkrim, as këndim. Mësuesi është figurë, nuk është një punëtor. Në këtë drejtim janë bërë goxha përmirësime”, u shpreh kryeministri Rama.

Postime të ngjashme

850 mijë! Rama bën bilancin e të vaksinuarve në vendin tonë

Dafina Vidishiqi

SHBA dhuron 1 milionë dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri, vetëm 7 raste të reja

Dafina Vidishiqi

Tre variantet e vendimit për Metën, Kushtetuesja mund t’i drejtohet edhe komisionit të Venecias

Dafina Vidishiqi

Rama takon Sarkozyn në Paris: Privilegj të këshillohem me të për sfidat e Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Meta dhe Rama e përshëndetën vendimin e Holandës për hapje të negociatavе të Shqipërisë me BE-në

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...