Agjencia Zhurnal.mk

SKANDAL: Të infektuarit shqiptarë me Covid-19, mbahen nga një muaj në karantinë!

Shkup, 25 qershor, zhurnal.mk – Aktualisht në vend ka 3.095 raste aktive të të infektuarve me Kovid-19. Nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 5.445 të infektuar, janë shëruar 2.091, ndërsa kanë vdekur 259 persona. Pasi u hoqën pothuajse të gjitha restriksionet, çdo ditë vërehen mbi 100 persona të infektuar.

Por Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka informacione të sakta se të infektuarit shqiptarë po mbahen nga një muaj në karantinë pa asnjë arsye dhe të njejtit autoritetet shëndetësore nuk po i lejojnë të dalin nga shtëpia.

Këto burime për Zhurnal pohojnë se të infektuarve shqiptarë nuk iu bëhen testet me kohë, gjegjësisht testet e dyta për të ditur se a iu ka kaluar virusit, dhe nëse bëhen këto teste atëherë këto presona presim afro 5 ditë për rezultate.

Ata thonë se kjo që po bëjnë autoritetet shëndetësore është skandal sepse për të gjithë infektuarit është e paraparë karantinë 14 ditore, e jo një muaj. Të njejtit kërkojnë që sa më shpejtë të iu bëhet testet dhe të lirohen nga karantina e imponuar sepse thonë që nuk kanë asnjë simptomë dhe se i respektojnë rekomandimet e parapara nga institucionet shëndetësore.

Një i ri i infektuar i cili tanimë ka përfunduar 14 ditët e izolimit, për çdo ditë po i thërret në telefon Institutin për Shëndet Publik dhe Qendrën për Shëndet Publik, por assesi t’i mer në telefon sepse ose nuk e hapin, ose del i mbyllur ose i’a mbyllin telefonin.

I njejti tregon se pas disa intervenimeve të tjera, pas 7 ditëve tentime ka arritur të marë në telefon ISHP-në, por të njejtit i janë përgjigjur se nuk munden t’ia gjejnë shtëpinë dhe se duhet të shkojë vet në punkt për t’u testuar (gjë që reptësisht është e ndaluar).

Në postën elektronike të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal një qytetare që dëshiron të mbetet anonim ka denoncuar një rast, gjegjësisht një shqetësim se personin e sëmur që ka në shtëpi nuk vjen askush të ndihmon edhe pse i ftojnë mjekët.

“Për shembull ndihma e parë të ia jep ndonjë infuzion, ose mjeku amë. Me pretekst se i sëmuri është me Covid 19 dhe se nuk kanë të drejtë ta ndihmojnë. Ndihma e parë thotë le të vjen mjeku amë, mjeku amë thotë nuk kam të drejtë, fajtori mbetet jetim, ndërsa i sëmuri duhet të duron dhimbjet. Në spital nuk e pranojnë sepse nuk ka vend. Çka të bëjmë ne. Të lëmë të sëmurin në dhimbje, si do të veproni po të ishit në vendin tonë”, ka shkruar një qytetare që ka prindin e sëmurë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...