“Skandali Klea Rama”, PD: Ministria e Arsimit ka braktisur nxënësit, prindërit dhe mësuesit

nga D V

Partia Demokratike kërkon reagim nga Ministria e Arsimit lidhur me projektin fantazmë që u premtonte nxënësve, prindërve dhe mësuesve udhëtime dhe trajnime në SHBA, por që nga hetimet e policisë u zbulua se ishte gjithçka një skemë mashtrimi. Nga selia blu, drejtuesja e Departamentit të Arsimit pranë PD, Lili Sula, akuzoi ministrinë se ka braktisur nxënësit dhe mësuesit dhe sipas saj po mbron zyrtarët e korruptuar.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë për skandalin e projektit fantazmë Let’s talk together about US 2024, ka zgjedhur heshtjen dhe mbulimin e këtij skandali! Në këtë skandal të radhës e të njohur si rasti ‘Klea Rama’, Ministria, në kundërshtim me çdo përgjegjësi dhe detyrim ndaj publikut, zgjedh të braktisë qindra nxënës, dhjetëra mësues, prindërit dhe të mbrojë zyrtarët e saj, militantë, të paaftë e të korruptuar. Partia Demokratike në monitorim të këtij skandali, denoncon me forcë synimin e ministrisë për të ekspozuar si fajtorë mësues të veçantë, të cilët vetë i caktoi si koordinatorë dhe vetë i trysnoi dhe i detyroi të zhvillonin këtë skemë mashtrimi dhe korrupsioni. Znj. Manastirliu dhe znj. Guga! A jeni të vetëdijshme dhe kush mban përgjegjësi për zhgënjimin, traumën dhe pasojat që ky mashtrim i strukturuar ka  krijuar te nxënësit dhe prindërit e përfshirë në këtë pseudo projekt? A jeni të vetëdijshme për nivelin qesharak ku i keni katandisur institucionet qendrore dhe ato vendore të përfshira në këtë skandal? Partia Demokratike, siç e ka publikuar në programin për arsimin, zotohet për ndalimin e katastrofës që solli rilindja dhe rikthimin e arsimit në vlerat, dobinë dhe në interesin më të mirë të nxënësve, të mësuesve dhe të familjeve tona”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More