Skandali me Naomi Campbell, mblodhi para për bamirësi, por u shpenzuan për produkte dhe pushime luksoze

nga Xh M

Komisioni që kreu hetimin mbi fondacionin “Fashion For Relief” ka rikuperuar 344,000 £ dhe ka mbrojtur 98,000 £ fonde të tjera nga bamirësitë. Në fillim të vitit 2024, fondacioni i Naomi Campbell u shpërbë dhe u hoq nga regjistri i bamirësisë.

Komisioni gjithashtu vendosi ta ndalojë Campbell-in që të drejtojë një organizatë bamirësie për pesë vitet e ardhshme, ndërsa dy persona të tjerë që punonin për fondacionin u pezulluan gjithashtu.

Në deklaratën e saj të parë pas skandalit, Campbell tha se nuk kishte kontroll mbi organizatën, duke i besuar operacionin një avokati. Ajo shprehu dëshirën për të zbuluar arsyet dhe mënyrën sesi ishin keqmenaxhuar fondet. Ish-modelja theksoi se çdo gjë që bënte dhe të gjitha paratë që fitonte ishin të destinuara për bamirësi. Ajo bëri këto komente gjatë një ngjarjeje në Paris, ku priste një çmim për anëtarësimin e saj në Urdhrin e Arteve dhe Letrave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More