Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Tri ditë nga mbyllja e afatit për të aplikuar

nga D V

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj i bëri apel fermerëve të aplikojnë në Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024, kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga mbyllja e afatit për të aplikuar.

Në një postim në rrjete sociale, Denja tha se, Skema Kombëtare e Investimeve ofron mundësinë për mbështetje financiare për: Serrat e reja diellore; Rrjetat antibreshër; Mekanizimin e bujqësisë; Ndërtimin e stallave dhe ambienteve për shpendë; Kosha dhe rrjeta për Akuakulturën detare.

“Aplikimet janë të hapura deri më 8 nëntor”, theksoi Denaj.

Skema Kombëtare e Investimeve në Fermë, nis këtë vit me një buxhet 500 milionë lekë, e miratuar në Aktin Normativ të Qeverisë, por do të vijojë të paguhet dhe përgjatë vitit që vjen.

Aplikimet për këtë skemë kanë nisur më 1 tetor online në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe aplikantët e rregullt mund të fillojnë edhe këtë vit menjëherë nga pagesat me 30% të investimit grant.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More