Skena e “Sunny Hillit” në pritje të Bebe Rexhës

nga Xh M

Dafina Zeqiri në skenë, Dua Lipa vallëzon në zonën VIP

(Përditësuar – 21:56) – Atmosfera në “Sunny Hill Festival” është duke kulmuar me performancën e një prej këngëtareve më të pëlqyera të skenës vendore, Dafina Zeqiri. Me hitet e saj më të njohura është duke e mbajtur lartë energjinë e publikut të pranishëm në Bërnicë të Poshtme.

Turma e njerëzve është goxha e madhe, derisa në zonën VIP është spikatur dhe ylli i muzikës pop, Dua Lipa. E shoqëruar nga miqtë dhe familjarët e saj, Dua po e shijon muzikën shqipe, deri në momentin e ngjitjes në skenë të këngëtares Bebe Rexha.

Skena e “Sunny Hillit” ndizet me artistët vendorë

Bendet me muzikë alternative të Kosovës ishin ata që bënë hapjen e performancave në skenën kryesore të festivalit “Sunny Hill”. Pak pas orës 18:00 u ngjitën, “The Milk Snatchers”, me një performancë rreth 30 minutëshe. Ata interpretuan disa këngë origjinale e në skenë ishin fjalë pak.

Pas tyre skena ishte rezervuar për këngëtaren vendore, ZWADA, e cila performoi disa nga këngët e saj më të njohura si: “Blondie”, “Take It” e “Falma hanën”.

Arbër Salihu, i njohur me emrin skenik La Fazani, si zakonisht ishte ekspresiv në paraqitje dhe perfomancën e nisi plot energji. “Gjemi do pare” ishte kënga e parë që ai e këndoi, komunikimi me publikun nuk mungonte asnjëherë, detyra e tij ishte të ngrinte disponimin dhe ja doli me atmosferën që e krijoi. “Oj Kosovë” çoi peshë turmën e cila po vazhdon të rritet vazhdimisht drejt kohës kur do perforomojnë këngëtarë të tjerë. “Hajde me shuplakë” qe kënga e fundit nga La Fazani.

https://www.koha.net/kulture/427194/skena-e-sunny-hillit-ne-pritje-te-bebe-rexhes

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More