Skenat intime të Dolces me Limin në BBVK, reagon nga jashtë Edi: Femër mendjelehtë

nga D. V.

Afrimiteti i papritur dhe puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë shkaktuar reagime të shumta, por duket se nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ish-partnerit të saj, Edit.

Vetëm pak javë më parë, Edi ishte protagonisti kryesor i romancës me Dolcen në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Megjithatë, pas rikthimit të Dolces nga Grande Fratello dhe afrimitetit të saj të ri me Limin, ish-banori ka reaguar publikisht në rrjetet sociale me tone të ashpra dhe thumbuese.

Përmes një postimi në Instastory, Edi nuk i ka kursyer epitetet ndaj Dolces, duke e cilësuar atë si të paqëndrueshme dhe duke rikujtuar paralajmërimet që, sipas tij, ishin bërë edhe para nisjes së formatit.

“Analiza e Ludo’s doli që të jetë e saktë! Edhe qysh e kena përfol para Big-ut: FEMËR ‘MENDJE LEHTË’”, ka shkruar Edi.

Foto: cobrakuci/InstaStory

Me këtë deklaratë, ai lë të kuptohet se ndryshimi i shpejtë i qëndrimeve dhe afrimiteteve të Dolces – nga romanca me të, tek puthjet me Limin – ishte diçka e parashikueshme për rrethin e tij shoqëror, duke përmendur drejtpërdrejt edhe Ludo Lee.

Reagimi i Edit është parë nga ndjekësit si një “shuplakë” publike ndaj Dolces, duke konfirmuar se për të, kapitulli me ish-partneren është mbyllur përfundimisht. Tashmë, sipas Edit, sjellja e saj në lojë shihet thjesht si një reflektim i asaj që ai e quan “mendjelehtësi”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More