Skender Rexhepi Zejd thumbon Artan Grubin, e krahason me “Komandant Kërmillin!” (Video)

Shkup, 14 tetor – Në tubimin qendror të koalicionit ASH-AAA në Çair, fjalim tejet interesant  ka mbajtur deputeti Skender Rexhepi-Zejd. Një pjesë të fjalimit ai ia ka kushtuar edhe zëvendës kryeministrit Artan Grubi, duke e krahasuar me “Komandant Kërmillin”.

 

“Shqiponja ka fluturuar lartë dhe në maje të një lisi ka takuar një kërmill. Habitet kur e sheh dhe i thotë: Unë erdha këtu duke fluturuar, por t’i vallë si erdhe? Kërmilli përgjigjet- duke e lëpirë drurin prej poshtë deri lart. Pikërisht komandant Kërmilli arriti në pozicionet e larta në Qeveri duke e puthur dorë të gjithëve në BDI, nga fundi deri lart. Prandaj ai rri aty, sepse e a vendin në hava dhe në asnjë rast nuk i përket  Çairit”, tha Skender Rexhepi -Zejd.

Ai shtoi se kjo atmosferë që po mbizotëron në Çair dëshmon edhe njëherë se bastion i palëkundur i koalicionit është pikërisht Çairi. “Ne jemi fuqia e ndryshimit. Çairi meriton që Bekim Sali të jetë kryetar i saj, i cili idealin e koalicionit e shëndërron në shërbim të popullit. Bekim Sali po sjell mirësi, bekim dhe buzëqeshje për Çairin tonë”, shtoi Zejd.  

Skender Rexhepi Zejd – i tregoni (Artanit) komandant kërmillit se si është ngjitur larte!

Posted by ZHURNAL.MK on Thursday, October 14, 2021

Related posts

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

Fillon me sukses regjistrimi edhe në komunën e Sarajit

Redaksia

Pa ujë nesër një pjesë e konsumatorëve në Çair

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More