Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Skenderaj, konfiskohen mbi 3 kilogram marihuanë

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Klinë e Poshtme në Skenderaj, pasi që gjatë kontrollimit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 120 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga të dyshuarit është sekuestruar vetura dhe dy telefona. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Fsh. Klinë e Poshtme, Skenderaj 26.03.2021 – 18:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 120 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Nga të dyshuarit, është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Postime të ngjashme

Riaktualizohet çështja e bartjes së shamisë në shkolla

Dafina Vidishiqi

Personat e dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojnë as në zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Vaksinohen Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Dafina Vidishiqi

Lekaj: Qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari

Dafina Vidishiqi

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën: Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për vizat

Dafina Vidishiqi

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...