Skenë e pabesueshme: Trump refuzoi të largohej nga podiumi gjatë festimit të lojtarëve të Chelseat, reagimi i Palmer është fantastik

nga D. V.

Chelsea bëri histori pas fitores 3:0 ndaj Paris Saint-Germain, duke u shpallur fituesi i parë i Kupës së Botës për Klube në formatin e ri.

Megjithatë, momenti historik u zbeh disi nga një situatë e pazakontë me Presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ia vodhi vëmendjen londinezëve gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut.

Trump ishte i pranishëm si mysafir nderi dhe kishte rolin për të dorëzuar trofeun, por pas këtij akti, ai refuzoi të largohej nga podiumi i fituesit.

Futbollistët e Chelseat, përfshirë kapitenin Reece James dhe golashënuesin Cole Palmer, mbetën të habitur nga qëndrimi i gjatë i Trump në skenën e festimeve.

James kërkoi nga bashkëlojtarët që të prisnin largimin e tij përpara se të vazhdonin me fotot dhe festën, ndërsa fytyra e Palmer u bë virale për reagimin e tij të çuditur.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ftoi për t’u larguar, por Trump qëndroi më gjatë sesa ishte parashikuar dhe u largua vetëm pasi trofeu u ngrit lartë nga futbollistët e Chelseat.

Ngjarja u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë tifozë reaguan ndaj momentit të sikletshëm që e prishi festën e Chelseas në skenën më të madhe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More